Dardanët vazhdojnë përforcimet, Valdrin Mustafa prurja më e re

  • 07 August 2019 - 20:58
Dardanët vazhdojnë përforcimet, Valdrin Mustafa prurja më e re

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet ekipeve tona kombëtare.

Bëhet fjalë për talentin e madh Valdrin Mustafa, të cilit i dëshirojmë mirëseardhje në ekipin e Dardanëve.

“Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve”, thuhet në një njoftim të FFK-së në faqen zyrtare të klubit.

“Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij.  Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike”.
(Kosova Sot Online)