Mafia shqiptare dyshohet për ekzekutimin e liderit të tifozëve të Lazios

  • 07 August 2019 - 21:28
Mafia shqiptare dyshohet për ekzekutimin e liderit të tifozëve të Lazios

Ekipi i Lazios është në shok pasi që lideri ultra i tyre, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë sonte në një pritë në Romë

Incidenti ndodhi në lagjen Uscolana, në Parco degli Acquedotti, kurse është raportuar se ai është goditur me një plumb në kokë.

Një dëshmitar i ka thënë policisë se Piscitelli ishte goditur nga pas në kokë nga një pikë e errët e rrugës.

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por edhe për atë se ishte një diler i drogës.

Vrasja e tij erdhi pas dy muajve pasi që në qendrën e grupit të ultrave të Lazios, Irriducibili ishte vendosur një mjet eksplozivi i vogël.

Image


(Kosova Sot Online)