Man Utd i gatshëm për të paguar 88 milionë euro Inaki Williams

  • 07 August 2019 - 22:20
Man Utd i gatshëm për të paguar 88 milionë euro Inaki Williams

“Djajtë e kuq” janë gati për të paguar klauzolën e lirimit të yllit të Athletic Bilbao

Manchester United janë gati për të paguar 88 milionë euro për Inaki Williams, që është edhe klauzola e lirimit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur El Chiringuito TV.

Williams ka rënë në sy të United pasi që ka shënuar 48 gola në 204 paraqitje për skuadrën e parë të Athletic Bilbao.

United e kanë identifikuar 25 vjeçarin si një zëvendësim të mundshëm të Romelu Lukakus, i cili pritet që nesër të jetë në Inter. 

(Kosova Sot Online)