Celtic arrin marrëveshje me Arsenalin për Tiernayn

  • 08 August 2019 - 08:16
Celtic arrin marrëveshje me Arsenalin për Tiernayn

Arsenali dhe Celtici kanë rënë dakord për transferimin e Kieran Tierneyt.

Reprezentuesi skocez gjatë ditës së sotme do të udhëtojë drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të arrij edhe marrëveshje personale.

“Boys” janë të zhgënjyer me ofertën e propozuar nga Gunners, të cilët e kanë vlerësuar lojtarin 25 milionë euro. Por, mosmarrëveshja mesa duket është zgjidhur pasi mbrojtësi i krahut të majtë duket se do të bëhet nënshkrimi i pestë i verës për klubin e Londrës së veriut.

Lojtari 22-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët kryesor të skocezëve për disa vjet dhe më parë ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të Manchesterit, Unitedit dhe Cityt.

Ndryshe, Tierney deri më tani ka pasur 105 paraqitje për gjelbërbardhët gjersa ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )