Jesus dënohet me dy muaj pas shpërthimit në Kupën e Amerikës

  • 08 August 2019 - 09:04
Jesus dënohet me dy muaj pas shpërthimit në Kupën e Amerikës

Ylli brazilian, Gabriel Jesus, është dënuar me dy muaj pezullim nga ndeshjet e Kombëtares së Brazilit nga CONMEBOL (ekuivalente me UEFA-n, konfederata e futbollit në Amerikën Jugore) për shkak të sjelljes së tij gjatë finales së Kupës së Amerikës, muajin e kaluar.

22-vjeçari kishte shënuar dhe kishte asistuar, para se të ndëshkohej me karton të kuq në fitoren me rezultat 3:1 të Brazilit kundër Perusë në “Maracena”, më 7 korrik – e cila ishte hera e nëntë që “Selecao” e fitoi trofeun e Kampionit të Amerikës Jugore.

Sulmuesi i Manchester Cityt u zu me gjyqtarin e Kilit, Roberto Tobarin, pasi u ndëshkua me një karton të dytë të verdhë për shtyrjen e Carlos Zambranas së Perusë. Pastaj, ai e kishte shtyrë ekranin e VAR-it afër fushës dhe kishte qarë në tunel.

Organi qeverisës i futbollit në Amerikën e Jugut bëri të ditur se Jesus është pezulluar për dy muaj nga ndeshjet e kombëtares, qofshin ato ndeshje ma karakter garues apo vetëm miqësore.

Jesus u gjobit edhe me 30 mijë dollarë dhe ai do të mundojë në ndeshjet miqësore kundër Kolumbisë dhe Perusë në shtator. Megjithatë, ai ka shtatë ditë kohë për ta apeluar këtë vendim.

Ky lajm nuk do t’i pengojë aspak trajnerit të Jesusit në Manchester City, Pep Guardiolës, i cili do të jetë i lumtur t’i japë pushim futbollistit të tij dhe të mos e rrezikojë ndonjë lëndim gjatë kohës me ekipin kombëtar.

Manchester City e fillon sezonin e ri të Premierligës të shtunën me një ndeshje si mysafir kundër West Hamit, para ndeshjeve kundër Tottenhamit, Bournemouthit dhe Brightonit.

(Kosova Sot Online )