Valverde, i pasigurt për të ardhmen e Coutinhos: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë

  • 08 August 2019 - 09:57
Valverde, i pasigurt për të ardhmen e Coutinhos: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se Philippe Coutinho do të mbetet në skuadrën e kampiones së La Ligës, përkundër që e pranoi se “nuk e di çfarë do të ndodhë” pas spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.

27-vjeçari Philippe Coutinho ka qenë i përfolur për një kthim të mundshëm në Premierligës, vetëm një vit e gjysmë pasi u largua nga Liverpoolit për t’iu bashkuar Barcelonës për 114 milionë euro.

Braziliani raportohet se është i kërkuar nga Tottenhami, por edhe nga Manchester Unitedi dhe Arsenali. Por, këto tri klube kanë kohë vetëm sot në orën 18:00 për ta kompletuar një transferim të tillë, pasi që pastaj do të mbyllet afati kalimtar për klubet angleze.

Valverde nuk është shprehur aspak i sigurt për të ardhmen e Coutinhos, por ai mendon se sulmuesi do të përfundojë duke qëndruar në “Camp Nou” edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë, por Philippe është lojtari i yni për momentin”, u shpreh Valverde në një konferencë për shtyp pas fitores me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore kundër Napolit, të mërkurën.

“Ai nuk ka luajtur, por plani që e kemi ne për të është i njëjti. Ne do ta shohim nëse ai mund të luajë për disa minuta të shtunën. Por, ai është një lojtar që është me ne dhe ne e kemi atë, natyrisht”.

“Ai është me në dhe ne mendojmë se ai do të vazhdojë me ne. Në këto afate kalimtare, ka shumë spekulime për gjithçka”.

Golat e shënuara nga Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic e ndihmuan Barcelonës të fitojë në ndeshjen miqësore kundër Napolit. 

(Kosova Sot Online)