Real Madridi nis negociatat me PSG-në për blerjen e Neymarit

  • 08 August 2019 - 11:21
Real Madridi nis negociatat me PSG-në për blerjen e Neymarit

Real Madridi i ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germainin për transferimin e Neymarit gjatë këtij afati kalimtar, sipas burimeve të Sky Sports.

Sulmuesi brazilian besohet se i ka treguar Paris Saint-Germaini se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, pasi kishte shkuar atje nga Barcelona në vitin 2017. Por, kampioni francez nuk ka marrë ende ofertë në mënyrë zyrtare për futbollistin, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germaini nuk pritet ta lejojë shitjen e Neymarit pa i marrë sërish 222 milionë eurot që i shpenguar verën e dy vjetëve më parë për transferimin e yllit brazilian nga klubi katalonas.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, ka thënë se kthimi i 27-vjeçarit “mund të përjashtohet në këtë moment” dhe kjo e hap derën për kalimin e Neymarit te rivali më i madh i ish-klubit të tij.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini ende nuk e kanë komentuar këtë lajm, përkundër që redaksia e Sky Sports i ka kontaktuar të dy klubet.

Neymari i shënoi katër sezone përplot trofe në La Liga me Barcelonës, duke i grumbulluar dy trofe të ligës, një të Ligës së Kampionëve dhe një të Kupës së Botës për klube.

Ai gjithashtu i fitoi dy tituj radhazi të Ligue 1 me PSG-në, duke i shënuar 51 gola në 26 ndeshje gjatë kësaj periudhe.

Real Madridi ka qenë mjaft i zënë gjatë këtij afati kalimtar, pasi që po tenton ta përforcojë skuadrën, e cila sezonin e kaluar të La Ligës mbeti 19 pikë prapa kampiones, Barcelonës.

Eden Hazardi, Luka Jovici, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo janë në mesin e futbollistëve të cilët këtë verë u transferuan në “Santiago Bernabeu”, përderisa madrilenët po tentojnë ta blejnë edhe Paul Pogban nga Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot Online)