Trajneri i Britanisë së Madhe komenton ndeshjen me Kosovën

  • 08 August 2019 - 12:06
Trajneri i Britanisë së Madhe komenton ndeshjen me Kosovën

Britanikët fituan ndaj Kosovës me rezultat 71:63 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë brenda pak ditësh në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021.

“Dardanët” u mposhtën nga Britania e Madhe, e cila fitoi me rezultat 71:63, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Pas ndeshjes, britanikët e kanë komentuar fitoren ndaj Verdhekaltërve, të cilët i përgëzuan megjithatë për paraqitjen.

“Kosova ka një ekip shumë të mirë dhe na kanë krijuar shumë probleme. Por, në momentet vendimtare, kemi kontrolluar lojën”, theksoi Nathan Reinking, trajner i Britanisë së Madhe.

Fitoren ndaj ekipit të Damir Mulaomeroviqit e ka komentuar edhe basketbollisti britanik, Gabriel Olasen.

“Trajneri na ka përgatitur mirë për këtë ndeshje. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse Kosova ka një ekip shumë të mirë, derisa tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh ai.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme më 14 gusht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)