Zvonimir Boban: Fantastike nëse Modric do të vinte

  • 08 August 2019 - 12:25
Zvonimir Boban: Fantastike nëse Modric do të vinte

Një sugjestion, një ëndërr merkatoje që mund të mbetet e tillë… Edhe pse, shpesh kemi parë situata të përmbysen. Milani ka menduar për Luka Modric, i cili nuk ka fshehur simpatinë për “Djallin”, që kur ishte ende i vogël.

Por, përpos faktit që në mediat spanjolle flitet sikur te Real Madrid nuk do të gjejë hapësira nëse shkon dikush tjetër, Zidane i ka dëshmuar se e sheh si një bazë solide e skuadrës dhe formacionit të tij. Për këtë arsye, Zvonimir Boban, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ka shuar shpresat kuqezi

 

“Që 20 ditë më parë, Maldini tha se Modric nuk do të jetë një futbollist i Milanit, por duke parë se vazhdohet të flitet dhe shkruhet pa baza, atëherë dua të përsëris se lojtari më i mirë i vitit të shkuar nuk do të jetë i yni! Mesa shoh, do të vazhdojë në Madrid. Sigurisht, do të ishte fantastike ta kishim, por e vërteta e vetme është kjo”.

“Luka është një person dhe një futbollist i nivelit absolut. E falënderojmë për urimet që na ka bërë për sezonin tjetër dhe më kënaq fakti që është simpatizant i yni, por gjërat duhen sqaruar, edhe për respekt të tifozëve”.

“E pamundur të vijë? Për këtë sezon, mesa duket po! Përtej ndonjë eventi të paparashikueshëm, Modric do të qëndrojë në Madrid”. 

(Kosova Sot Online)