Zyrtare: UEFA publikon listën e ngushtë të lojtarëve për çmimet e sezonit 2018/19

  • 08 August 2019 - 15:36
Zyrtare: UEFA publikon listën e ngushtë të lojtarëve për çmimet e sezonit 2018/19

UEFA e ka publikuar sot listën e ngushtë të lojtarëve të nominuar për çmimet e lojtarëve më të mirë në garat evropiane gjatë sezonit 2018.19.

Me këto çmime do të shpërblehen portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë nga sezoni 2018/19 i Ligës së Kampionëve.

Çmimet do të ndahen më 29 gusht, kur do të hedhet edhe shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Juria përbëhet nga trajnerët e 32 klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, bashkë me 55 gazetarë nga secili vend anëtar i UEFA-s, të zgjedhur nga grupi ESM (European Sports Media). Trajnerët nuk kishin të drejtë të votojnë për lojtarë të ekipeve të veta.

Edhe trajnerëve, edhe gazetarëve iu kërkua ta zgjedhin një listë prej tre lojtarëve në secilën kategori. Lojtarit të parë do t’ia jepnin pesë pikë, të dytit tri dhe të tretit një pikë.


PORTIERËT: Alisson Becker (Brazil – Liverpool FC); Hugo Lloris (Francë – Tottenham Hotspur FC); Marc-André ter Stegen (Gjermani – FC Barcelona)

MBROJTËSIT: Trent Alexander-Arnold (Angli – Liverpool FC); Matthijs de Ligt(Holandë – AFC Ajax, noë Juventus); Virgil van Dijk (Holandë – Liverpool FC)

MESFUSHORËT: Frenkie de Jong (Holandë – AFC Ajax, tani në FC Barcelona); Christian Eriksen (Danimarkë – Tottenham Hotspur FC); Jordan Henderson (Angli – Liverpool FC)

SULMUESIT: Sadio Mané (Senegal – Liverpool FC); Lionel Messi (Argjentinë – FC Barcelona); Cristiano Ronaldo (Portugali – Juventus)

UEFA e publikoi edhe listën e lojtarëve të nominuar për çmimin e Lojtarit më të mirë në Ligën e Evropës për sezonin 2018/19. Fituesi do të shpallet më 30 gusht, në Monaco, ku hedhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

LOJTARËT : Olivier Giroud (Francë – Chelsea FC); Eden Hazard (Belgjikë – Chelsea FC, tani në Real Madrid CF); Luka Jovië (Serbi – Eintracht Frankfurt, tani në Real Madrid CF)

(Kosova Sot Online)