Ronaldo e dëshiron Rodriguez, nëse largohet Dybala

  • 08 August 2019 - 16:46
Ronaldo e dëshiron Rodriguez, nëse largohet Dybala

Cristiano Ronaldo dëshiron që të luaj përsëri më ish shokun e tij te skuadra e Real Madrid, James Rodriguez, nëse Paulo Dybala largohet nga Torino këtë afat kalimtar.

Sipas AS, Napoli dhe Atletico Madrid po ashtu janë të interesuar për Rodriguez, i cili konsiderohet surplus në skuadrën e Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu.

Dybala është lidhur sot me një kalim në Premier Ligë, me skuadrat Manchester United dhe Tottenham që arritën marrëveshje me klubin e Juventus por që lojtari nuk arriti të pajtohet me kushtet personale për kalim në ishull.

(Kosova Sot Online)