Sporti i Regbisë një realitet edhe në Shqipëri, tashmë me një ekip Kombëtar

  • 08 August 2019 - 17:05
Sporti i Regbisë një realitet edhe në Shqipëri, tashmë me një ekip Kombëtar

Nëse nuk e keni ditur, mësojeni!

Në Shqipëri luhet edhe sporti i bukur i Regbisë.

Regbi është një sport që njihet shumë pak në vendin tonë, por që çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e të apasionuarve pak kësaj loje.

Ndërsa për të rinjtë shqiptarë që duan të bëhen pjesë e këtij sporti tashmë ekziston edhe ekipi kombëtar i regbisë në.

Por çfarë është Albania Rugby League

Albania Rugby League është organizata shqiptare e sportit të Regbisë e cila e filloi aktivitetin në rang evropian në vitin 2017. Mbas një fillese të suksesshme të këtij sporti në 2013 në Tiranë, regbia në Shqipëri i tejkaloi fazat modeste të saj duke marrë pjesë në Balkan Super League vetëm 4 vite më vonë.

Cilat janë klubet shqiptare të regbisë

Debutimi i klubit të Tiranës kundër ekipit serb Radnicki Niš fatkeqësisht rezultoi me humbje, por performanca e admirueshme mjaftoi për të kthyer kokat e ballkanasve të tjerë drejt kryeqytetit shqiptar.

Ndeshja e dytë e grupit midis Klubit të Regbisë Tirana dhe Attica Rhinos të Athinës mblodhi rreth 500 tifozë në fushën sportive “Skënder Halili”.

Pavarësisht skualifikimit në fazë grupesh, vala e mbarë e përqafimit të regbisë solli risi.

Në vitin 2017 u riaktivizua Klubi i Regbisë “Ilirët”, i cili ka funksionuar si rival i herëpashershëm i “K.R. Tirana”.


Këtë herë dy ekipet kryeqytetase u ndeshen për kupën “Skënderbe”.

Ky ishte dhe rivaliteti i parë vendas, i cili shënoi një ditë historike për prezencën e sportit të regbisë në Shqipëri.

ARL është tashmë pjesëtare aktive e Federatës Evropiane të Regbisë (RLEF) me status Observer, të fituar në 2018. Tashme ARL merr pjesë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të organizuara nga kjo federatë çdo vit, qofshin këto sportive apo organizative.

Kombëtarja shqiptare e Regbisë

Në 14 shtator ARL mbledh kombëtaren shqiptare për herë të dytë për një ndeshje madhore kundër akademive të Britanisë së Madhe të quajtur Great Britain Pioneers.

Ekipi Britanik do luajë kundër “K.R. Tirana” më 11 shtator dhe më pas ndeshet me kombëtaren e formuar nga shqiptarë anë e mbanë botës si dhe kontigjent vendas.

ARL ka qëllim kryesor zhvillimin e sportit në vend dhe ndërmarrja e fundit e këtij rrugëtimi ishte krijimi i Klubit të Regbisë “Flamurtari” në Vlorë.

“ARL uron që në të ardhmen të rinjtë t’i bashkohen kësaj nisme për të zhvilluar (për në) sportin më të bukur që ekziston në Shqipëri.

ARL është një organizatë e vogël akoma, por me nevoja të mëdha.

Ne urojmë që në të ardhmen kushdo që mundet apo dëshiron ta mbështesë kauzën tonë, duke donuar sado pak që të çojmë përpara ëndrrën dhe të nderojmë denjësisht Shqipërinë tonë!”, është ky apeli i ardhur nga njerëzit që po kontribuojnë dita ditës që ky sport të përhapet gjerësisht në vendin tonë.

Image

  

Image

   

 

 

 

(Kosova Sot Online)