Zyrtare: Talenti i Arsenalit huazohet në Leeds

  • 08 August 2019 - 17:20
Zyrtare: Talenti i Arsenalit huazohet në Leeds

Eddie Nketiah i është bashkuar si i huazuar për një vit nga Arsenali,  skuadrës së Championship, Leeds United.

Sulmuesi 20 vjeçar i është bashkuar klubit të Arsenalit më 2015 dhe ka shënuar 15 gola në 16 paraqitje për U18 në sezonin e parë, si dhe 12 gola në 26 paraqitje për U-23 vitin e kaluar.

Eddie është paraqitur edhe për skuadrën seniore, ku në debutimin e tij në shtator të vitit 2017 debutoj kundër Bate Borisov, ku skuadra e Arsenalit fitoi 4-2.

Një muaj më vonë, ai është paraqitur edhe në Kupën e Ligës kundër Norvich City, ku ai shënoi edhe pse hyri në minutën e 85, saktësisht 15 sekonda pasi hyri në lojë. Goli i tij ishte gol i fitore. Ai po ashtu shënoi golin e parë në Premier Ligë në ditën e fundit të sezonit kundër Burnley më 12 maj 2019.

Eddie është huazuar në Leeds për një vit pa mundësi blerje nga skuadra e qytetit të Leeds. 

(Kosova Sot Online)