Wolves e transferon Meriton Shabanin, për skuadrën U-23

  • 08 August 2019 - 21:39
Wolves e transferon Meriton Shabanin, për skuadrën U-23

Wolves ka arritur që të transferojë nga Bayern Munich, mesfushorin Meritan Shabani, i cili sipas klubit do ti bashkohet U-23

Mesfushori ofensivë ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën nga Molineux dhe do ti bashkohet fillimisht grupit të Rob Edwards.

Kosovari Shabani është produkt i akademisë së njohur të Bayern Munich, derisa ka kaluar në sistemin e të gjitha grupmoshave, përfshirë skuadrën seniore gjatë 13 viteve në Bayern.

20 vjeçari kishte debutuar për gjigantët gjerman në prill të 2018, ku Bayern fitoi 4-1 kundër Eintracht Frankfurt dhe është paraqitur edhe në ndeshje të tjera të Budesligas sezonin e kaluar.

Kosovari luan në rolin e mesfushorit ofensivë, por po ashtu ka luajtur edhe në pozita tjera me Bayern Munich.

“Ai është një lojtar që ne e kemi përcjell për një kohë të gjatë. Ai ka luajtur për të gjitha skuadrat e reja të Bayern Munich derisa ne e kemi skautuar atë rregullisht”, ka thënë drejtori sportiv i Wolves, Kevin Thelwell.

“Jam i lumtur që jam lojtar i Wolves, me ka pëlqyer projekti i tyre dhe jam i lumtur që me është dhënë mundësia që të luaj për këtë ekip. Fusha dhe gjërat e tjera këtu janë fantastike dhe do të me japin mundësinë që të zhvillohem si futbollist, në një ambient të ri që prodhon përvoja të reja”, ka thënë Shabani pas largimit në Bayern. 

(Kosova Sot Online)