Bayern Munich pyet për Perisic

  • 08 August 2019 - 22:28
Bayern Munich pyet për Perisic

E ardhmja e Ivan Perisic në Inter deri me tani nuk është e garantuar

Verdikti i Contes është i qartë, ai dëshiron një sistem 3-5-2 me mbrojtës anësor por edhe me sulmues, dhe jo me sulmues të dytë. Kështu që një largim i tij nuk përjashtohet.

Deri me tani, vetëm Monaco i është ofruar ish lojtarit të Wolfsburgut, por në orët në vazhdim destinacioni i lojtarit mund të jetë Gjermania, që do të thotë se kroati do të rikthehet në Kroaci.

Në fakt, Bayern Munich e ka marrë hapin e parë drejt Perisicit, duke kërkuar informata për sulmuesin anësorë, ndoshta për ta huazuar atë.

Për momentin, nuk ka ndonjë lajm tjetër, por Nerazzurri kanë nevojë për ta shitur lojtarin. Megjithatë, ata nuk do ta lejojnë atë të largohet në huazim.

Thuhet se Bayern mund të jetë më konkret në të ardhmen. Për momentin është ende herët dhe se Interi nuk dëshiron që ta lejojë lojtarin në huazim.

Pyetja e Bayernit vjen pas lajmit të keq që morën bavarezët me lëndimin e Leroy Sanes, që ishte synimi i tyre kryesor.


(Kosova Sot Online)