Pogba takohet për darkë me lojtarët e tjerë të Man Unitedit

  • 09 August 2019 - 09:25
Pogba takohet për darkë me lojtarët e tjerë të Man Unitedit

Ylli i Manchester Unitedit që po e kërkon largimin nga skuadra, Paul Pogba, iu bashkua bashkëlojtarëve të tij për një darkë, pasi transferimi i tij në Real Madrid nuk po shkon aq lehtë sa ai kishte shpresuar.

Mesfushori francez i kishte pasur sytë të vendosur te një transferim drejt Spanjës që nga fillimi i këtij afati kalimtar të verës. Megjithatë, besohet se Manchester Unitedi nuk do ta lejojë shitjen e tij, pasi që nuk e transferoi asnjë mesfushor gjatë kësaj vere.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e dëshironte me ngulm transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Francën, por tani duket se Pogba do t’i mbrojë ngjyrat e “Djajve të kuq” edhe për të paktën një sezon tjetër në “Old Trafford”.Manchester Unitedi do ta nisë sezonin e ri të Premierligës të dielën me ndeshjen kundër Chelseat dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta instalojë një atmosferë pozitive në skuadër para kësaj ndeshjeje. Për këtë arsye, dje u organizua një darkë për skuadrën.

(Kosova Sot Online )