Futbollisti afrikan i Kukësit këndon “Shqipëri, o nëna ime”

  • 09 gusht 2019 - 09:55
Futbollisti afrikan i Kukësit këndon “Shqipëri, o nëna ime”

Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja.

 Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha evropiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara.

Futbollisti afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri.

Ai ka kënduar para skuadrës kuksiane këngën e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”, me “pronar” Gëzim Nikën.

Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celularë.

 

ë Oumar Toured Camara ë Video që po thyen çdo rrekord shikueshmërie ë

Posted by Tifozat Kuksian on Friday, August 9, 2019

(Kosova Sot Online)