Messi u kthehet stërvitjeve pas lëndimit, synon të luajë në ndeshjen hapëse të La Ligës

  • 09 August 2019 - 10:04
Messi u kthehet stërvitjeve pas lëndimit, synon të luajë në ndeshjen hapëse të La Ligës

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e filloi procesin rikuperues nga lëndimi i pulpës së këmbës, në mënyrë që të jetë në dispozicion për ndeshjen hapëse të La Ligës, më 16 gusht.

Barcelona e postoi një video në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram. Në atë video, argjentinasi shihet duke i bërë disa ushtrime të ndryshme, disa ditë pas tha se shpreson të kthehet nga lëndimi.

Messi u kthye të hënën në stërvitje pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Argjentinës këtë verë. Megjithatë, ai e lëndoi puplën e këmbës së tij të djathtë menjëherë.

Ky lëndim ka bërë që Messi të përjashtohet nga udhëtimi i Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katalonasit po përballen me dy ndeshje kundër Napolit, në Miami dhe Michigan.

Mungesa e tij i ka kushtuar Barcelonës edhe në aspektin financiar pasi që, sipas Mundo Deportivos, Barcelona do të paguhej 4.5 milionë dollarë për ta futur në lojë Messin të paktën për një pjesë në të dyja ndeshjet.

Megjithatë, Messi mbeti në Spanjë për t’ia vazhduar stërvitjet rikuperuese dhe u incizua nga klubi duke i bërë disa ushtrime të lehta. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona) on

(Kosova Sot Online)