Ujkani lavdëron Berishën: Valoni është i fortë, mund t’i japë shumë Lazios

  • 09 August 2019 - 11:48
Ujkani lavdëron Berishën: Valoni është i fortë, mund t’i japë shumë Lazios

Samir Ujkani e ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, Valon Berisha, i cili u rikthye së fundmi nga lëndimi. Portieri kosovar mendon se mesfushori luftarak mund të japë shumë tek Lazio

Një sezon i ri është gati të fillojë.

Lazio është duke u përgatitur për sfidat e reja nën drejtimin e Simone Inzaghit.

Trajneri italian tash e tutje do ta ketë në dispozicion edhe Valon Berishën, futbollistin kosovar, i cili sezonin e kaluar e pati të zbehtë pasi nuk e lanë rehat lëndimet.

Tash, mesfushori luftarak është rikthyer dhe synon ta japë kontributin e tij në kryeqytetin italian.

 

Foto LaPresse – Tano Pecoraro 24 10 2017 Chiavari – (Italia) Sport Calcio Entella vs Cremonese Campionato di Calcio Serie B ConTe.it 2017/2018 – Stadio “Comunale di Chiavari” nella foto: ujkani samir Photo LaPresse – Tano Pecoraro 24 October 2017 Chiavari – (Italy) Sport Soccer Entella vs Cremonese Italian Football Championship League B ConTe.it 2017/2018 – “Comunale of Chiavari” Stadium in the pic: ujkani samir
Dhe, atij i ka dhënë “kredite” bashkëkombësi i tij, Samir Ujkani, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Itali.

Portieri kosovar beson se Berisha do të japë kontribut të madh tek Biancocelesti sezonin e ardhshëm.

“Sezonin e kaluar, Berisha i ka pasur disa lëndime. Ai mund të bëjë mirë, është i fortë dhe ka eksperiencë. Valoni mund t’i japë shumë Lazios”, ka thënë Ujkani për portalin italian, “Tuttomercatoweb.com”