Ronaldo e zbulon bisedën me Fergusonin që e bindi të shkojë në Man United

  • 09 August 2019 - 11:50
Ronaldo e zbulon bisedën me Fergusonin që e bindi të shkojë në Man United

Cristiano Ronaldo ka reflektuar në ndeshjen e famshme të tij me Sporting Lisbonën kundër Manchester Unitedit, ku paraqitja e tij bëri që “Djajtë e kuq” ta transferojnë atë jo shumë kohë më vonë, përkundër interesimit edhe nga disa klube të tjera.

Në atë kohë vetëm 18-vjeçar, Cristiano Ronaldo veçse kishte ngjallur interesim te disa klube të madhe në Evropë. Por, kur “Djajtë e kuq” të Sir Alex Fergusonit shkuan në Portugali për një ndeshje miqësore në verën e vitit 2003, Ronaldo e dëshmoi më së miri veten.

Tani, 16 vjet më vonë, sulmuesi i Juventusit ka zbuluar se si një bisedë me trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson në zhveshtoren e Manchester Unitedit, pas fitores 3:1 të portugezëve, e kishte bindur adoleshentin të kalojë në “Old Trafford”.

“Kjo ndodhi menjëherë pas ndeshjes. E mbaj mend që ndeshja sapo kishte marrë fund. Një drejtor i Sportingu erdhi te unë dhe më tha se Fergusoni dëshironte të fliste me mua”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë për DAZN.

“Unë u largova nga zhveshtorja dhe shkova në zhveshtoren tjetër bashkë me të, si dhe me një përkthyes. Ai e shfaqi interesimin e vet, ne biseduam dhe natyrisht që unë isha shumë i lumtur”.

“Duke e ditur se unë isha vetëm një djalosh i ri dhe pasi që e dija se të gjithë më donin mua në skuadrën time, ai moment ishte me të vërtetë emocional për mua”.

 

 

Po atë vit, Ronaldo e nënshkroi kontratën me Manchester Unitedit. Pasi e fitoi trofeun e tij të parë në Angli, FA Cup, qysh në sezonin debutues, portugezi i ndihmoi Manchester Unitedit ta fitojë trofeun e Premierligës tri herë radhazi, një titull të Ligës së Kampionëve dhe një titull të Kupës së Botës për Klube.

Kur i mbushi 23 vjeç, Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierë dhe çmimin për Lojtarin më të mirë të vitit të FIFA-s. Në vitin 2009, ai u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, pas transferimit në Real Madrid për 94 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)