Kosova U-16 ndeshet me Poloninë

  • 09 August 2019 - 12:53
Kosova U-16 ndeshet me Poloninë

Basketbollistët e Kosovës U16 sot do të kenë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.

Dardanët e rinj do të ndeshen me Poloninë nga ora 18:15.

Ky është takimi i dytë për Kosovën, pas humbjes nga Hungaria.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Suedia, Norvegjia dhe Bullgaria.

Synimet e Kosovës janë të fitojë përvojë dhe të bëjnë paraqitje sa më të mira.

(Kosova Sot Online)