Perisic, i gatshëm për t’u huazuar në Bayern

  • 09 August 2019 - 14:40
Perisic, i gatshëm për t’u huazuar në Bayern

Anësori i Interit, Ivan Perisic, raportohet se është afër ta kompletojë transferimin në Bayern Munich, në formë të huazimit për sezonin e ardhshëm, me opsionin për ta blerë verën e vitit 2020 për 30 milionë euro.

Larimi i futbollistit kroat nga skuadrës e trajnerit Antonio Conte është pritur që kur trajneri tha se Perisici nuk mund t’i ofrojë gjërat që i pëlqejnë atij te një sulmues anësor.

Gjatë turneut parasezonal, Conte e kishte përdorur Perisicin si qendërsulmues e jo sulmues anësor, pozita në të cilën ka luajtur Perisici gjatë sezoneve të fundit.

Tani që Romelu Lukaku ka ardhur nga Manchester Unitedi, Interi dëshiron që ta largojë Perisicin nga skuadra sa më shpejt, që të mos ketë nevojë t’i japë atij pagë.

Sipas Sky Sport Italias, La Gazzeta dello Sports e Sportitalia, Bayern Munich është afër për ta arritur një marrëveshje me Interin. Transferimi mund të kompletohet qysh këtë fundjavë.

Gjiganti i Bundesligës do ta merrte kroatin në formë huazimi, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit të ardhshëm për 30 milionë euro.

Kështu, 30-vjeçari pritet të kthehet edhe një herë në Gjermani, pasi që ai kishte luajtur në Bundesligë gjatë viteve 2011-2015, për Borussia Dortmundin dhe VFL Wolfsburgun. 

(Kosova Sot Online)