Milani vjen në Kosovë me përforcimin e fundit?

  • 09 August 2019 - 14:57
Milani vjen në Kosovë me përforcimin e fundit?

Gjiganti italian do ta zhvillojnë nesër mbrëma një ndeshje miqësore me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Rossoneri” pritet të vijnë në Kosovë me përforcimin e fundit, brazilianin Duarte

Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Kosovë.

“Rossoneri” do të zbarkojnë në vendin tonë për t’u përballur me kampionin e Kosovës, ndërsa mediat italiane shkruajnë se gjiganti italian me vete në vendin tonë pritet ta marrë edhe përforcimin e fundit, mbrojtësin brazilian Leo Duarte, i cili sot ka mbërri në Itali nga vendi i tij.

 

(Kosova Sot Online)