Hekuran Kryeziu gëzon tifozët me postimin e fundit

  • 09 August 2019 - 15:09
Hekuran Kryeziu gëzon tifozët me postimin e fundit

Hekuran Kryeziu ka nisur me vrapime të lehta pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar. Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim të rëndë, por tash po punon që të rikthehet sa më shpejtë në fushat e blerta

Hekuran Kryeziu e ka bërë një hap përpara, pas lëndimit të rëndë të pësuar muaj më parë.

Futbollisti kosovar ishte lënduar në ndeshje me Luganon në kampionatin zviceran në muajin prill.

Dhe, pas kontrolleve mjekësore u vërtetua se mesfushori i Zurichut do të mungojë deri në 6 muaj.

Tash, mesfushori kreativ i Përfaqësueses së Kosovës është duke e kaluar fazën rehabilituese.

Siç shihet në fotografinë e postuar në Instagram nga vetë futbollisti kosovar, ai ka nisur me vrapime të lehta.

Sigurisht, për t’u rikthyer në fushën e blertë i duhet edhe një kohë, por të paktën vrapimi është një shenjë e mirë që Kryeziu po shkon drejt aftësimit.

“Dardanët” kanë nevojë më së shumti për yllin e tyre.

 

(Kosova Sot Online)