Zyrtare: Supergoli i Messit ndaj Liverpoolit zgjidhet më i miri i sezonit

  • 09 August 2019 - 15:24
Zyrtare: Supergoli i Messit ndaj Liverpoolit zgjidhet më i miri i sezonit

Goli i dytë i Lionel Messit në ndeshjen e parë të Barcelonës kundër Liverpoolit, në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve 2018/19, u shpall goli më i mirë i sezonit të kaluar. Këtë lajm e bëri të ditur UEFA përmes faqes zyrtare.

Për dallim nga çmimet e tjera të UEFA-s, për lojtarët më të mirë në secilën pozitë dhe për lojtarin më të mirë në përgjithësi, çmimi për golin më të mirë të sezonit vendoset përmes votave të tifozëve online.

Tifozët e patën mundësinë të zgjedhin njërën nga dhjetë golat e nominuara nga paneli i UEFA-s dhe pas disa ditësh votimi, goli i Messit në fitoren 3:0 kundër Liverpoolit në “Camp Nou”, më 1 maj, u zgjodh më i miri.

Në listën e të nominuarëve ishin edhe: Cristiano Ronaldo, Ivan Rakitiv, Danilo, David Faupala, Enzo Millot, Nani, Pedro Rodriguez, Ismaila Sarr dhe Katerina Svitkova.

 

 

(Kosova Sot Online)