PSG mendon transferimin e talentit brazilian Paqueta

  • 09 August 2019 - 15:59
PSG mendon transferimin e talentit brazilian Paqueta

Lucas Paqueta mund të largohet nga Milani vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim te Rossonerët.

Mesfushori brazilian iu bashkua Milanit në janar nga Flamengo dhe është ambientuar mjaftë mirë me futbollin evropian.

21-vjeçari arriti të shënonte një gol në Serie A dhe të bënte tre asistime duke treguar talentin që posedon.

Por Milani mund ta humbas më shpejtë se që kishin menduar brazilianin, pasi në garë për të është futur PSG.Drejtori sportiv i parisienëve, braziliani Leonardo e vlerëson shumë bashkëkombësin e tij dhe po kërkon ta transferoj në Paris.

Corriere dello Sport ka raportuar se PSG do t’i ofrojë brazilianit fanellën me numër 10 nëse largohet Neymar.

Kampionët në fuqi të Francës janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro për ta marrë brazilianin në ‘Parc de Princes’.

Kujtojmë që braziliani ka një kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2023. 

(Kosova Sot Online )