Vendoset përfundimisht orari i La Ligas: S’do të ketë ndeshje të hënave

  • 09 gusht 2019 - 16:05
Vendoset përfundimisht orari i La Ligas: S’do të ketë ndeshje të hënave

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur më në fund marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin e ardhshëm të La Ligës. Dy palët janë pajtuar që të ketë ndeshje të premteve, por jo të hënave.

Gjykatësi, Adres Sanchez Magro, e mori këtë vendim, në mënyrë që të dy palët të takohen në një mes të artë. Federata dëshironte që të mos zhvilloheshin fare ndeshje të premteve dhe të hënave, ndërsa La Liga dëshironte që të ketë ndeshje në të dyja këto ditë.

Tani, gjykatësi ka vendosur që ndeshjet të cilat ishin planifikuar të zhvillohen të premteve të vazhdojnë sipas planit, ndërsa ndeshjet e planifikuan për të hënat të caktohen për fundjavë.

Të dyja palët – Federata dhe liga spanjolle – janë njoftuar për këtë vendim dhe si pasojë e këtij vendimi, sezoni i ri i La Ligës do të nisë më 16 gusht, të premten, në orën 21:00, me ndeshjen mes Barcelona dhe Athletic Club në “San Mames”. 

(Kosova Sot Online)