Zyrtare: Silva, kapiten i Manchester City

  • 09 August 2019 - 17:55
Zyrtare: Silva, kapiten i Manchester City

David Silva do të jetë tani e tutje kapiteni i parë i Manchester City, pas largimit të Vincent Kompany.

Lajmin e ka bërë të ditur Pep Guardiola, në konferencë para ndeshjes së parë në Premierligë për sezonin 2019/20, që Man City do ta zhvillojë të shtunën nga ora 13:30 në udhëtim te West Ham United.

“Silva do të jetë kapiteni ynë dhe pas tij Fernandinho e De Bruyne”, tha Guardiola.

“Silva e njeh klubin, ligën dhe gëzon respektin”.

Silva është pjesë e Manchester City që nga viti 2010.

Ai ka bërë 395 paraqitje për 9 sezone në Angli dhe ka realizuar 70 gola. 

(Kosova Sot Online)