Bomba e Pogbas: “Gjithçka është e mundshme te Manchester United”

  • 09 August 2019 - 19:07
Bomba e Pogbas: “Gjithçka është e mundshme te Manchester United”

Pogba ka hedhur benzinë në zjarr, duke folur se sa klub i madh është Manchester United, derisa lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Paul Pogba vazhdon ta sheh të ardhmen te Manchester United, duke mos treguar asgjë për spekulimet që e lidhin me Madridin, por vetëm fjalë të mëdha për “Djajtë e Kuq”.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën gjatë verës kërkoi që të ndërrojë ambient, por United nuk dëshiron t’ia shesë Real Madridit dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford”.

Siç duket, United ka ende një vend special në zemrën e tij dhe vështirë se do ta lejojë të largohet nga Anglia.

Në dokumentarin e ri të Adidas, i quajtur “Fabrika e Futbollit”, ai tha: “Kur veshni këtë fanellë, e dini se gjithçka është e mundshme”.

“Dhe kurrë nuk dorëzohemi. Asgjë s’ka ndryshuar, edhe kur jam larguar dhe tani që jam kthyer, është i njëjti klub, me mentalitet të njëjtë e kulturë të njëjtë”.

“Manchester do të thotë besim, Manchester do të thotë e mundësi”.

“A pamundshmja nuk ekziston këtu”, shtoi mes tjerash Pogba.

(Kosova Sot Online)