Lojtari që kërkohej nga Bayerni rinovon kontratën me Ajaxin

  • 09 August 2019 - 19:18
Lojtari që kërkohej nga Bayerni rinovon kontratën me Ajaxin

Tjetër rinovim në shtëpinë e Ajaxit të Amsterdamit.

Pas Dusan Tadic dhe David Neres, ka zgjatur kontratën e tij me harkëtarët edhe marokeni Hakim Ziyech.

Klubi i Ajaxit me një njoftim në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sulmuesi anësor ka zgjatur deri në vitin 2022 marrëveshjen e tij me kampionët e Holandës.

I transferuar nga Twente në vitin 2016-të për 11 milionë euro, Ziyech ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Ten Haag në rezultatet historike që arriti Ajaxi sezonin e kaluar.

Marokeni kishte kontratë deri në vitin 2021 dhe e ka zgjatur atë dhe me një tjetër vit ndërkohë që tashmë për ta linë të lirë 26-vjeçarin Ajaxi nuk do të kënaqej kurrsesi me 40 milionë euro por synon një shifër nga 55 deri në 60 milionë euro, diçka që nuk pranoi ta paguajë klubi që u interesua më së shumti, Bayern Munich.

 

(Kosova Sot Online)