40 ndeshje pa humbje në “Anfield”, Liverpooli pas rekordit historik të Chelsea n’Premierligë

  • 09 August 2019 - 20:42
40 ndeshje pa humbje në “Anfield”, Liverpooli pas rekordit historik të Chelsea n’Premierligë

Kundër Norwich City, Liverpooli do të kërkojë fitoren e 41 në Premierligë në shtëpi. “Redsat” janë klubi i dytë në histori me më së shumti ndeshje pa humbje në shtëpi, pas Chelsea (86 ndeshje).

Nga ora 21:00, në “Anfield”, me takimin Liverpool – Norwich City, do të startojë kampionati më spektakolar në planet, Premierliga, kompeticioni me më shumë rivalitet, por gjithashtu edhe kampionati më i pasur në rruzull.

Liverpooli i Jurgen Klopp, që mbeti vetëm një pikë prapa Man City në garën për titull sezonin e kaluar, do të kërkojë të nisë sezonin me fitore, por edhe të vazhdojë me një ecuri mbresëlënëse.

“Redsat” nuk kanë humbur në shtëpi që 40 ndeshje, ecuria e dytë më e mirë në histori të Premierligës

Chelsea është klubi që ka zhvilluar më së shumti ndeshje pa humbje në shtëpi, në “Stamford Bridge”, gjithsej 86, nga viti 2004 deri më 2008, bën të ditur faqja për histori dhe statistika, “Opta Joe”.

Top 5-shja mbyllet me Manchester City, 37 ndeshje pa humbje dhe dy herë Manchester United, 36 dhe 35 ndeshje pa humbje, në vitet 200 dhe 1996.

(Kosova Sot Online)