Liverpooli s’di të ndalet, shënon edhe Van Dijk

  • 09 August 2019 - 21:36
Liverpooli s’di të ndalet, shënon edhe Van Dijk

Liverpooli është duke e mposhtur 3-0 Norwich Cityn në “Anfield”

Ka startuar Premierliga. Në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20, po përballen në “Anfield” Liverpooli dhe Norwich City.

Pas 30 minutave lojë, “Redsat” po fitojnë 3-0.

Pas autogolit të Grant Hanley që realizoi në portën e tij dhe Mohamed Salah që ia bëri sefte për sezonin 2019/20, ka realizuar edhe qendërmbrojtësi, Virgil van Djik.

Njëri ndër kandidatët kryesor për ta fituar Topin e Artë, së bashku me Lionel Messin – shënoi për 3-0 me kokë në minutën e 28’.


(Kosova Sot Online)