Liverpooli po dhuron spektakël, realizon edhe heroi Divock Origi

  • 09 August 2019 - 21:46
Liverpooli po dhuron spektakël, realizon edhe heroi Divock Origi

Liverpooli është duke e mposhtur 4-0 Norwich Cityn në “Anfield”

Ka startuar Premierliga. Në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20, po përballen në “Anfield” Liverpooli dhe Norwich City.

Pas 30 minutave lojë, “Redsat” po dhurojnë spektakël dhe po fitojnë 4-0.

Pas autogolit të Grant Hanley që realizoi në portën e tij, Mohamed Salah që ia bëri sefte për sezonin 2019/20, ashtu si edhe qendërmbrojtësi, Virgil van Djik, ka realizuar edhe Divock Origi, njeriu më meritor që Liverpooli i Jurgen Klopp eliminoi Barcelonën vitin e kaluar duke shënuar 2 gola përmbysjen historike 4-0.

Origi shënoi për 4-0 në minutën e 42’ të takimit.

(Kosova Sot Online)