Lëndohet Alisson, debuton blerja e re Adrian

  • 09 August 2019 - 22:11
Lëndohet Alisson, debuton blerja e re Adrian

Alisson është detyruar të lëshojë fushën e lojës para kohe në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20 në Premierligë, që po zhvillohet në “Anfield”.

Fituesi i Champions League me Liverpoolin dhe Kupës së Amerikës me Brazilin për vitin 2019, u lëndua në ndeshjen e parë të Premierligës kundër Norwich City, të cilën po e fiton Liverpooli 4-0 pas 45 minutave lojë.

Alisson duke sa ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e djathtë. Ai lëndoi vetveten në momentin kur po tentonte të pasonte te shoku i skuadrës, mbeti menjëherë i shtrirë në tokë, për të lëshuar vendin për blerjen e re, Adrian, i cili do të jetë portieri i dytë i “Redsave” pas largimit të Mignolet.

Për rezultatin e pjesës së parë 4-0 realizuan; Grant Hanley (autogol), Mohamed Salah, Virgil van Djik dhe Divock Origi.

(Kosova Sot Online)