Liverpooli e nis me spektakël sezonin e ri, s’ka minuta për Xherdan Shaqirin

  • 09 August 2019 - 23:02
Liverpooli e nis me spektakël sezonin e ri, s’ka minuta për Xherdan Shaqirin

Liverpooli ka arkëtuar pikët e para për sezonin 2019/20. “Redsat” morën tri pikë pas fitores 4-1 në “Anfield” kundër Norwich City.

Ka startuar Premierliga. Në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20, u përballen në “Anfield” Liverpooli dhe Norwich City.

Nënkampioni i Anglisë dhe kampioni i Champions League, Liverpooli, nuk e kishte problem për t’i rrëmbyer pikët e plota, që e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar 4 gola për 45 minuta.

Fillimisht, Grant Hanley realizoi në portën e tij, goli i parë i Premierligës për sezonin 2019/20.

Më pas Mohamed Salah 19’, Virgil van Djik 28’ dhe Divock Origi 42’, shënuan për rezultatin e pjesës së parë 4-0.

U mendua se me këtë ritëm Liverpooli do ta mbyllë këtë ndeshje me më shumë gola, por në pjesën e dytë nuk e gjetën më asnjëherë rrjetën, pavarësisht tentimeve të njëpasnjëshme.

Në 45 minutat e pjesës së dytë u shënua vetëm një gol, Teemu Pukki realizoi për Norwich City golin e parë pas tre vjetësh për klubin që u rikthye më në fund në Premierligë dhe për rezultatin përfundimtar 4-1.

Kjo fitore ka lënë shije të hidhur për “Redsat”, pasi fituesi i Champions League me Liverpoolin dhe Kupës së Amerikës me Brazilin për vitin 2019, portieri Alisson Becker, u lëndua në pjesën e parë.

Alisson duke sa ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e djathtë.

Ai lëndoi vetveten në momentin kur po tentonte të pasonte topin te shoku i skuadrës, mbeti i shtrirë në tokë, për të lëshuar vendin për blerjen e re, Adrian.

Në këtë ndeshje, e para për sezonin 2019/20, nuk pati minuta për shqiptarin, Xherdan Shaqiri. Ai qëndroi në stol për 90 minuta.


(Kosova Sot Online)