Cesc Fabregas përjashtohet direkt me të kuq pas konsultimeve me VAR

  • 09 August 2019 - 23:28
Cesc Fabregas përjashtohet direkt me të kuq pas konsultimeve me VAR

Fabregas e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Francë me Monacon.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Arsenalit e Chelseas, është ndëshkuar direkt me të kuq në humbjen 0-3 në shtëpi nga Lyoni.

Ai mori të kuqin në minutën e 30’, kur Monaco po humbiste 1-0.

Fabregas shkeli nga prapa kundërshtarin. U duk sikur nuk ishte e qëllimshme, por pas konsultimeve me VAR, gjyqtari vendosi ta ndëshkojë direkt me të kuq.

(Kosova Sot Online)