Guardiola: “Rodri, nënshkrimi më i mirë që ka bërë viteve të fundit City”

  • 09 August 2019 - 23:31
Guardiola: “Rodri, nënshkrimi më i mirë që ka bërë viteve të fundit City”

Guardiola ka vetëm fjalë të mira për Rodrin e transferuar nga Atletico Madridi.

Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, la Atletico Madridin për t’u trasnferuar këtë verë te Manchester City i Pep Guardiolës.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich kishte menduar që vitin e kaluar blerjen e një mesfushori dhe zgjodhi një që nuk është yll, por që sipas Pep do të shndërrohet në një të tillë, një ndër më të mirët në botë.

Ai beson se 23-vjeçari është një blerje mbresëlënëse për kampionin e tripletës në Angli.

“Çdo ditë bindem edhe më shumë se transferimi i Rodri, do të jetë një ndër më të mirët që klubi ka bërë viteve të fundit. Ai do të bëhet mesfushor i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

Rodri u transferua te Manchester City për 70 milionë euro.

(Kosova Sot Online)