Emery konfirmon se i ka thënë Shkodran Mustafit se mund të largohet nga Arsenali

  • 10 August 2019 - 08:44
Emery konfirmon se i ka thënë Shkodran Mustafit se mund të largohet nga Arsenali

Mustafi i ka ditët e numëruara te Arsenali. Pas tri sezoneve në Emirates Stadium, 27-vjeçari pritet të ndërrojë skuadër.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se ia ka treguar derën qendërmbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Calum Chambers tani është zgjedhja e parë për Emery, para Mustafit plus me ardhjen e David Luiz, shanset që shqiptari të luajë janë të pakta prandaj trajneri i ka kërkuar të gjejë skuadër të re.

Chambers dhe Sokratis pritet të startojnë të shtunën në “St James’ Park” në ndeshjen e parë në Premierligë kundër Newcastle, kurse pas tyre që të luajë është Luiz – andaj Mustafit si mbetet zgjidhje tjetër pos t’i japë lamtumirën “Topçinjve”.


“Kam folur me të kur përfunduam sezonin”, tha trajneri spanjoll. “Kam folur me të kur nisëm parasezonin dhe kam folur me të edhe para dy javësh dhe i kam treguar se ndoshta ai duhet të largohet”.

“Kemi vendosur të jemi më konkurrues duke transferuar lojtarë dhe për këtë, disa mund të luajnë më pak. Është një vendim që do të merret bashkërisht. Momentalisht ai (Mustafi), është këtu dhe nëse kemi nevojë për të, mund të luajë. Kam besim se do të bëjë mirë”.

27-vjeçari shqiptar është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 112 paraqitje me “Topçinjtë” dhe ka shënuar 8 gola.

(Kosova Sot Online)