Valverde: Rakitic? Tani për tani nuk e di nëse do të qëndrojë

  • 10 gusht 2019 - 08:43
Valverde: Rakitic? Tani për tani nuk e di nëse do të qëndrojë

E ardhmja e Rakitic duket të jetë gjithnjë e më larg Barcelonës

As trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk e di ende nëse Ivan Rakitic do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”, duke dhënë sinjale se një largim i mundshëm mund të ndodhë në këtë muaj.

Ai e do Rakiticin, por klubi është duke menduar që ta përfshijë në operacionin Neymar, për të cilin lojtar po interesohet edhe Real Madridi.

A do të vazhdojë Rakitic? “Është shumë i rëndësishëm për ne. Ka qenë dhe nuk e dimë nëse do të jetë. Tani për tani nuk e di nëse do të qëndrojë. Llogaris në të siç llogaris në gjithë skuadrën që kam. Në parim, asgjë nuk më bën të mendoj se nuk do të jem në gjendje të mbështetem tek ai”, tha Valverde.

31-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014. Ai ka bërë 268 paraqitje me katalunasit dhe ka shënuar 35 gola.

(Kosova Sot Online )