Roma fillon bisedimet me agjentin e Higuain

  • 10 August 2019 - 08:55
Roma fillon bisedimet me agjentin e Higuain

Gonzalo Higuain vazhdon të mbetet një objektiv i Romës për repartin ofensivë.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e Juventusit dhe pritet largimi i tij nga Torino.

Roma mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin, me Edin Dzekon që pritet të largohet në drejtim të Interit.

Higuain pëlqehet shumë nga trajneri Fonseca dhe drejtori sportiv Pertrachi dhe Roma po bënë të pamundurën për ta transferuar atë. Mediat italiane kanë raportuar se Giallorosët së fundmi kanë pasur takim me vëllain e Gonzalos, Nicolas Higuain që është edhe agjent i lojtarit.

Roma është pajtuar të paguajë 35 milionë euro për sulmuesin, ndërsa tani i mbetet të gjej gjuhë të përbashkët me lojtarin.

Besohet se Giallorosët janë gati t’i ofrojnë kontratë tri vjeçare lojtarit me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon.

(Kosova Sot Online )