Guardiola e konfirmon lëndimin e rëndë të Sanes

  • 10 August 2019 - 09:29
Guardiola e konfirmon lëndimin e rëndë të Sanes

Leroy Sane ishte titullar për Manchester Cityn në sfidën e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpool.

Por vetëm pas 13 minutave lojë sulmuesi gjerman u detyrua të largohet nga loja pasi pësoi një lëndim.

Sane ia pa sherrin lëndimit, pasi kësisoj dështoi edhe transferimi i tij në Bayern Munich, ku kishte arritur marrëveshje personale.

Tani sulmuesi gjerman do të mbetet jashtë fushave për së paku gjashtë muaj dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola. “Nuk di të them se kur mund të kthehet në fushën e lojës nga lëndimi në ligamente. Normalisht për këto lëndime bëhet fjalë për gjashtë, apo shtatë muaj. Ne shpresojmë që të kthehet përsëri brenda muajit shkurt apo mars”, tha Guardiola.

Krejt në fund Guardiola foli edhe për një largim të mundshëm të Sanes nëse nuk ish lënduar.

“Sane është një futbollist i Manchester Cityt dhe nuk më ka thënë asgjë rreth largimit. Ai ka luajtur në ndeshjet miqësore, por edhe në Superkupë. Fatkeqësisht u lëndua, por është i ri dhe e kalon shpejtë”, përfundoi Guardiola. 

(Kosova Sot Online )