Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore

  • 10 August 2019 - 09:50
Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore

Ishte paralajmëruar muaj më parë se do të vinte Milani në Kosovë dhe pritjes tani i ka ardhur fundi.

Më 10 gusht (e shtunën) gjiganti italian Milan do të zbarojë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Kjo është hera e parë që klubi legjendar italian vije në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore.

AS Event është kompania që e ka organizuar këtë ndeshje, ndërsa kundërshtari i Rossonerëve është kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim.

(Kosova Sot Online )