Interi e do edhe Dzekon

  • 10 August 2019 - 12:58
Interi e do edhe Dzekon

Pas Lukakus, Interi e do tani edhe Dzekon

Antonio Conte i ka idetë e qartë për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2019/20 dhe për këtë, është duke i kërkuar klubit që ta transferojnë edhe Edin Dzekon.

Pas blerjes së Romelu Lukakus nga Manchester United, Edin Dzeko i Romës është prioriteti i klubit nga Milano.

Interi është duke menduar që të paguajë shumën prej 22 milionë eurove që Roma kërkon për Dzekon.

Interi duhet të ketë kujdes në shpenzime, pasi tashmë pa ardhjen e Dzekos, ka kapur shifrën e 200 milionë eurove në transferime. 

(Kosova Sot Online)