Roma ofron 40 mln euro dhe Dzekon për Icardin, por Maurito do vetëm Juven

  • 10 August 2019 - 13:33
Roma ofron 40 mln euro dhe Dzekon për Icardin, por Maurito do vetëm Juven

Mauro Icardi do vetëm Juventusin dhe nëse nuk transferohet te bardhezinjtë është gati të qëndrojë te Interi si i burgusor me shpresën se avokati i tij mund të fitojë rrugën ligjore ndaj zikaltërve për të qenë lojtar i lirë pas një viti.

Megjithatë skuadrat që kërkojnë shërbimet e Icardit në Serie A nuk mungojnë sepse përveç bardhezinjëve dhe Napolit për Mauriton interesohet edhe Roma, madje duke iu referuar gazetës Il Messagero verdhekuqtë e kanë seriozisht për argjentinasin.

Roma ka gati një ofertë prej 40 milionë eurosh plus kartonin e Edin Dzekos të cilin Conte e do me çdo kusht te Interi për kartonin e Icardit.

Edhe për sulmuesin Roma ka përgatitur një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon përfshirë edhe bonuset që do ta ish-kapitenin zikaltër lojtarin më të paguar në kryeqytetin italian.

{400799/}

Juventusi ndërkohë qëndron në dritare i gatshëm për të përfituar dhe për ta marrë Icardin me një shifër jo më të lartë se 40 milionë euro në ditët e fundit të merkatos ndërkohë që Interi dëshiron ta çojë te Roma por gjithçka është në dorë të sulmuesit.

Nga verdhekuqtë zikaltrit kërkojnë 50 milionë euro dhe kartonin e Edin Dzekos por mund të gjendet një rrugë e mesme që marrëveshja të arrihet.

(Kosova Sot Online )