Massaro: Jemi të befasuar me pritjen e tifozëve, presim të ftohemi edhe nga ekipe tjera në Kosovë

  • 10 August 2019 - 14:32
Massaro: Jemi të befasuar me pritjen e tifozëve, presim të ftohemi edhe nga ekipe tjera në Kosovë

Danile Massaro, legjenda e Milanit, ka mbetur i befasuar me pritjen që tifozët i kanë bërë skuadrës së Milanit gjatë arritjes në Kosovës.

“Jemi befasuar me pritjen e tifozërisë. Deri vonë kemi qenë një ndër skuadrat me më së shumti tifozë në botë dhe jemi duke tentuar që të kthehemi në të njëjtin nivel”, tha Massaro.

“Ky është një fillim i mirë dhe besoj se në të ardhmen do të ftohemi nga ekipet tjera. Ky është një fillim i mirë dhe do të instalojmë një raport të miqësisë që do të na shërbeje për të ardhmen”.

Ndeshja mes milanit dhe Feronikelit zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online)