Alisson do të mungojë deri në gjashtë javë te Liverpooli

  • 10 August 2019 - 15:22
Alisson do të mungojë deri në gjashtë javë te Liverpooli

Alisson Becker ka pësuar lëndim mbrëmë në fitoren 4-1 të Liverpoolit ndaj Norwich Cityt qysh në startin të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.

Portieri brazilian u lëndua në minutën e 37-të, ndërsa u detyruar të largohej nga fusha, derisa u zëvendësua  nga Adrian (39’). Sipas asaj që raporton Daily Mail, gardiani kryesor i The Reds pritet të mungojë deri në gjashtë javë shkaku i lëndimit.Mediumi anglez më tej raporton se Alisson do të humbiste javën e parë të Ligës së Kampionëve të fazës së grupeve, e që natyrisht se do të ishte hendikep i madh për gjashtë herë kampionin evropian.

Portieri brazilian ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë, andaj do i duhet kohë deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar.

(Kosova Sot Online )