Kampioni e nis me spektakël mbrojtjen e titullit, Sterling me het-trik

  • 10 August 2019 - 15:28
Kampioni e nis me spektakël mbrojtjen e titullit, Sterling me het-trik

Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e parë në Premierligë, duke e mposhtur 5-0 West Ham Unitedin.

Kampioni e ka nisur më së miri mbrojtjen e titullit në Angli. Manchester City mori pikët e plota në udhëtim në ndeshjen e parë, duke e mposhtur 5-0 West Ham Unitedin.

Gjithçka nisi siç duhet për kampionët.

Gabriel Jesus hapi serinë e golave, duke shënuar për 1-0 në minutën e 25’.

Raheem Sterling shënoi për 2-0 në pjesën e dytë në minutën e 51’, që ishte më efektive për ekipin e Guardiolës se e para.

Më vonë, në minutën e 75’, Raheem Sterling gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar për 3-0.

Kurse për 4-0 shënoi sulmuesi, Kun Aguero nga tentimi i dytë nga penaltia në minutën e 86’, pasi e humbi fillimisht por penaltia u përsërit me ndihmën e VAR për shkak të mos respektimit të rregullave.

Krejt në fund, për të treguar se ky mund të jetë sezoni i tij, Raheem Sterling kompletoi het-trikun, duke shënuar për 5-0 në minutën e 92’. 

(Kosova Sot Online )