Legjendat e Milanit prezantojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në sheshin e Prishtinës

  • 10 gusht 2019 - 15:34
Legjendat e Milanit prezantojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në sheshin e Prishtinës

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot(e shtunë) në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përveç stafit dhe yjeve të skuadrës së parë, në Prishtinë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. E së bashku me legjendat edhe njëri nga shtatë trofetë e fituar në Ligën e Kampionëve.

Daniele Massaro dhe Franco Baresi kanë prezantuar këtë trofe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ para ‘Rossonerëve’ nga Kosove.

 

(Kosova Sot Online)