Maldinit pozon me fanellën e Kosovës

  • 10 August 2019 - 16:13
Maldinit pozon me fanellën e Kosovës

Legjendës së futbollit italian dhe Milanit, Paolo Maldinit, i është dhuruar fanella e ekipit kombëtar të Kosovës.

Ish-qendërmbrojtësi dhe tani drejtor në Milan, i cili ishte bërë i njohur për paraqitjet e tij mbresëlënëse në vijën e mbrojtjes së kuqezinjve, e kishte veshur fanellën me numër tre gjatë karrierës së tij.Po me këtë numër iu dhurua edhe fanella e ekipit kombëtar të Kosovës, gjatë vizitës së Milanit sot në Prishtinë.

Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti. 

(Kosova Sot Online )