Mediat italiane thonë ndryshe, ja sa do t’i fitojë me të vërtetë Milani për ardhjen në Kosovë

  • 10 gusht 2019 - 17:33
Mediat italiane thonë ndryshe, ja sa do t’i fitojë me të vërtetë Milani për ardhjen në Kosovë

Përderisa mediat nga Kosova kishin raportuar gjatë ditëve të fundit se Milani do të shpërblehet me 600 mijë euro për ardhjen në Prishtinë, mediat italiane thonë ndryshe.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Milani do të përfitojë 250 mijë euro nga ndeshja e sotme që do të luajë në Kosovë, 350 mijë euro më pak sesa pretendojnë mediumet e tjera kosovare.

Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. 

(Kosova Sot Online)